I PARI ËSHTË LIBRI

Ne nje postim ne fb, kryetari demokrat i Gjirokastres Roland Bejko ka ironizuar deputeten socialiste njekohesisht edhe ministren e kultures Mirela Kumbaro-n , per postimin e “cuditshem” ne rrjetin social te twiter-it. Per me shume lexoni te plote postimin e Bejkos.    Nga Roland Bejko                                                                                                        Sot në mëngjes kur do shkoja në fakultet vura re se kioska e librave te rruga e Elbasanit pranë Filologjikut ishte e mbyllur dhe shitësi rrinte në këmbë pak më tutje. 
-Doja një libër, i thashë, a mundesh?
-Jo zotri, më tha. Janë të shitura të gjitha.
-Si kështu?
-Po, po tha. Falë thirrjes së ministresësh së kulturës që ju drejtoi femrave që të mos ashtu-atë- atij nëse nuk kanë libra në shtëpi mua më buzëqeshi fati. Kaloi që në mëngjes herët këtu një biznesmen ndërtimesh me Range Rover dhe më tha mos shit asnjë libër sot se do vij ti blej unë të gjitha.

Epo, thashë me vete duke vazhduar rrugën drejt fakultetit ku ministresha ka qenë edhe studente edhe pedagoge, jo më kot zgjodhi të votohej si deputete në një zonë si Gjirokastra, vendi ku fshatarë e qytetarë e duan shumë librin dhe që si të tillë kanë në shtëpitë e tyre nëmos një bibliotekë të madhe sa faqja e murit (në vend të dukshëm sigurisht) të paktën një a disa libra mbi komonë e dhomës së gjumit.

Pas kësaj thirrje dialogu në dhomën e gjumit të elektoratit që e ka votuar dhe e zbaton qorazi çdo urdhër e direktivë të ministresësh, me gjasë, ka për të qenë:

Ai.
-Si thua e dashur, në fillim do lexojmë apo do ashtusemi?
Ajo.
– I dashur, siç e ka thënë dhe shoqja ministre, është më mirë që në fillim të lexojmë pastaj të ashtusemi….Ti e di, i pari është libri, thotë Partia jonë, pastaj vijnë të tjerat !

Mëngjese të tilla me fantazi kaq të bukura nuk do na ishin bërë të mundura pa ndihmën, budallallëkun dhe mbështetjen bujare të ministresësh tonë të kulturës, deputetes së Gjirokastrës Mirela Kumbaro.

Faleminderit Mirela, faleminderit dhe votuesve të tu që të dhanë ty mundësinë të bëheshe ministre. Pa mufkat e tua, kjo vjeshtë do ishte e zymtë.

Ec pastaj dhe mos beso që pushteti është afrodiziaku më i madh!

Fotografia e Roland Bejko
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment