I riu 20 vjecar rreh gjyshen, bën “peshk” edhe policin që e arrestoi

Një i ri ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij, ndërkohë që Policia e arreston në vend. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Gjirokastër ku Mihal Aleksopulos 20 vjec, ushtronte sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike në dëm të gjyshes së tij 61 vjecare Sh.R.

Kanë qenë të afërmit e të moshuarës madje dhe vetë ajo, që denoncoi në polici, nipin e vet për dhunën që ushtrohej mbi të nga ana e 20 vjecarit.

Menjëherë specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, u vunë në lëvizje duke arrestuar 20 vjecarin.

Ky i fundit momentin e arrestimit, është konfliktuar me policët të cilët i vendosën prangat madje ka goditur me grusht edhe njërin prej tyre.

Materialet ndaj Aleksopulosit, i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme ndërkohë që nesër caktohet masa e arrestit në shkallën e parë të gjyqësorit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment