I riu në Përmet, dhunë sistematike ndaj të atit, arrestohet menjëherë

0
169

Dhuna në familje po merr përmasa alarmante në Gjirokastër. Vetëm në dy muajt e fundit, janë identifikuar dhjetë raste të dhunës në familje prej të cilave ka pasur tre arrestime në flagrancë.

Rasti më i fundit është shënuar sot në Përmet, ku një 28 vjecar, ka dhunuar të atin në ambjentet e banesës ku jetojnë.

Armando Koci është arrestuar nga specialistët e Hetimin të Krimit në Komisariatin e Policisë së Përmetit pasi një natë në parë, i ati i të riut kishte depozituar kallzim ndaj të birit për dhunë fizike e psikologjike.

Kaq ka mjaftuar që policia të arrestojë të riun i cili do të përballet në Gjykatën e Përmetit pas dy ditësh për të mësuar masën e arrestit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here