I riu nga Damësi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet

0
160

Arrestohet pasi qarkullonte automjetin në gjendje të dehur. Kjo i ka ndodhur Amarildo Goxhajt 31 vjec nga fshati Damës i Tepelenës.

Burime nga Policia e Tepelenës bëjnë të ditur se kanë qenë specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë ata të cilët kryen edhe arrestimin e Koxhajt në flagrancë.

Ky i fundit ishte duke drejtuar automjetin tip AUDI me targa AA156TF në gjendje të dehur në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në qytetin e Tepelenës.

Materialet i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme, për veprën penale të drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here