I shpallur në kërkim ndërkombtar, arrestohet vlonjati

0
160

Është arrestuat ditën e sotme nga Policia e Vlorës, një 26-vjeçar i identifikuar me inicialet A. Ç, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Sipas njoftimit zyratr bëhet me dije se shtatasi 26 vjeçar, banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga shteti italian.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit A. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 21.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve” parashikuar nga Kodi Penal italian dhe ligji “Për drogat”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.” – thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here