Ilir Meta në Gjirokastër, refuzon të takohet me Zamira Ramin

0
740

Ilir Meta ka injoruar haptazi fare Zamirën e Bashkisë sot në Gjirokastër. Kreu i LSI Ilir Meta, ka qenë për një vizitë disa orëshe në Gjirokastër ku ka patur për qëllim, takime me strukturat drejtuese të partisë së tij në Qarkun e Gjirokastrës. Në një takim që është mbajtur me drejtuesit vendor të LSI, binte në sy mungesa e Zamira Ramit kryetares së Bashkisë, ndërkohë që nuk mungonte deputeti Vangjel Tavo, kryetari i LSI për rrethin e Gjirokastrës Krenar Kulla, kryetari i LSI për qytetin e Gjirokastrës Edlir Sinojmeri, si dhe drejtues të tjerë vendorë politik të LSI. Mësohet se zoti Meta, nuk ka dashur fare të kontaktojë me Zamirën e Bashkisë cka e ka reflektuar edhe gjatë kërkesës që i ka bërë Tavo në takimin e sotëm që të ishte prezent kryebashkiakia Rami. Por Meta me një veprim mohues e ka lënë në ajër Zamirën dhe rrjedhimisht takimi me strukturat e LSI, ka vijuar normalisht, ndërsa kryebashkiakia ishte në zyrën e saj në bashki. Duket se raportet normale dhe të shkëlqyera mes Metës dhe Ramit, i përkasin të kaluarës ndërkohë që Meta si një politikan me përvojë dhe lojtar në komunikim me qytetarët, nuk mund të marrë kosto për një Zamirë e cila ka tiparin e vet, stimulimin e arrogancës, mungesën e autoritetit si drejtuese dhe varfërinë intelektuale. Aleate politike, shoqërore dhe intelektuale e Zamirës ngelen protokollshkruesja që e mban me vete në cdo takim packa se nuk di anglisht, si dhe shefi i Policisë Bashkiake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here