Imzot George Frendo: Shqipërisë i mungon shpresa, vendi po braktiset

0
140

Imzot George Frendo, i cili ka shërbyer në Shqipëri prej vitit 1997, doli në pension vetëm pak ditë më parë.

Në një intervistë për RTV Ora, Frendo shprehet Shqipëria është një vend që i mungon shpresa, për të ndërtuar një vend më të fortë dhe të pastër. Ipeshkvi i bën thirrje shqiptarëve ta duan më shumë atdheun e të mos largohen prej tij.

“Shqipëria është një vend ku fatkeqësisht shpresa mungon. Shpresa nuk na bën optimist, por na jep diçka më të vlefshme se sa optimizëm na jep kurajo për të përballuar situata të ndryshme dhe për këtë arsye shumë po largohen nga Shqipëria. Mungon shpresa që i kurajon për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë, më të drejtë më të pastër. Gjithmonë kam thënë, kam përsëritur shumë herë mos mendoni që në vendet e huaja do të gjendeni parajsë tokësore, duajeni më shumë atdheun dhe duhet të ëndërroni më shumë qe të krijoni një Shqipëri më të mirë më të”, tha Ipeshkvi Frendo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here