Inceneratorët, Basha: Gjeni ata që janë në kërkim para se t’i vrasin

Gjatë konferencës për shtyp , kryedemokrati Lulzim Basha tha se gjatë dy mandateve qeverisëse të partisë së tij, ka pasur korrupsion, por ka ardhur koha për t’u ndarë nga e shkuara.

Kam thënë qartë që ish-qeverisja e PD ka pasur korrupsion dhe ne jemi të vendosur ta luftojmë për të ecur përpara për të ardhmen e shqiptarëve. Ne do të ndahemi nga kjo e kaluar duke ecur përpara. Disa prej protagonistëve të këtyre aferave, Rama i ka thithur si lubi, disa i ka bërë aleatë, disa i ka futur në strukturat e tij. Nuk jemi të pavetëdijshëm që ka ndodhur korrupsion edhe në kohën tonë. Por kjo plagë nuk është shkaktuar vetëm nga PS. Por raportet ndërkombëtare thonë që qeveria e Ramës është më e korruptuara në Europë.

“Përgjigjja është po, por nuk kam ndërmend t’i jap kënaqësinë askujt të devijojë nga thelbi, thelbi sot është mafia e inceneratorëve, që beteja jonë është e drejtë, që duhet vazhduar me arrestime të tjera. Që duhet vënë në ndjekje penale kryeministri, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë etj. Duhen gjetur këta që janë në kërkim përpara se t’i vrasë dikush, në veçanti kjo Stela, se ata të tjerët janë ustallarë. Të gjenden llogaritë jashtë shtetit, pagesat.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment