Incidenti në “Air Albania”, FIFA ‘ndëshkon’ Shqipërinë: Zero tolerancë për abuzimet

0
143

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë pati edhe episode të pakëndshme nga ana e tifozerisë shqiptare. Pas golit të Sëiderski në minutën e 97’, tifozët shqiptarë gjuajtën me bidona plastikë lojtarët polakë.Për gati 15 minuta arbitri vendosi të ndërpresë lojën derisa situata të ishte më e qetë. Pak para rifillimit të sfidës, arbitri paralajmëroi tifozerinë se në rast se shfaqnin sjellje të ngjashme përsëri, loja do të ndërpritej përfundimisht.

Lidhur me incidentin në “Air Albania” ka reaguar edhe FIFA. Në një raport të publikuar, FIFA thekson se do të ketë zero tolerancë për sjelljet e tilla, dhe është duke analizuar me detaje situatën.

“FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme.

FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll’’, shkruhet në raportin e FIFA-s.

Në lupën e FIFA-s kanë kaluar edhe tifozët hungarezë, të cilët shpërthyen në revolta gjatë sfidës së Hungarisë me Poloninë, dhe u përleshën me policinë vendase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here