Incidenti në ndeshjen Luftëtari-Flamurtari/ Idrizi: Idiotësi sjellja e Luftëtarit, Thaçi hero kombëtar!

Në stadiumin e Vlorës ishin vendosur banderola në mbështetje të Hashim Thaçit, presidentit të Republikës së Kosovës. “ Drenica, zemra e Shqiptarisë “, lexohej në njërën prej tyre, diçka që ndikoi në fillimin e ndeshjes me 16 minuta vonesë.
Delegati dhe skuadra mike nuk pranuan nisjen e duelit Flamurtari-Luftëtari pa u hequr pankartat, të cilat u cilësuan politike. Administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi ka reaguar ashpër kundër bluzinjve nga Gjirokastra në prononcimin e dhënë për Supersport.
“ Është idiotësi sjellja e Luftëtarit, se nuk krenohen me një shqiptar dhe Drenicën e Azem dhe Shote Galicës. Nuk krenohen me Hasan Prishtinën, qenka turp për këta. Thaçi është hero kombëtar. Po mesa duket janë thyer ndjenjat e serbëve, do plasi lufta e tretë botërore po nuk e hoqëm banderolën.
Thaçi ka ardhur në Vlorë dhe na ka mbështetur, pastaj vendosëm me mirëkuptimin e delegatëve që t’i heqim banderolat “, komentoi kreu i klubit të Flamurtarit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment