Infektohen me covid 20 nxënës, mbyllet një klasë në gjimnazin e Këlcyrës

0
146

Një klasë në gjimnazin e Këlcyrës është mbyllur për shkak të infektimit  me Covid të disa nxënësve.

Bëhet me dije se janë 20 nxënës të vitit të II të këtij gjimnazi që kanë rezultuar pozitivë me Covid.

Mbyllja e klasës u bë me urdhër të ISHP për të këputur zinxhirin e infeksionit në mënyrë që të mos infektohen nxënës të tjerë. Mësimi do të rifillojë pas 14 ditësh.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme gjimnazi “Qazim Pali” në Borsh të Himarës u mbyll për 10 ditë, pasi 7 mësues dhe 6 nxënës rezultuan pozitivë me Covid-19.

Njësia e Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ka vendosur të mbyllë për 10 ditë shkollën “Qazim Pali” në Borsh. Shkak për këtë masë është bërë infektimi me koronavirus i 7 mësuesve dhe 6 nxënësve.

Më pas, në varësi të situatës do të merret një tjetër vendim. Shkolla e Borshit mësohet se ka 150 nxënës dhe një personel prej 15 mësuesish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here