Infermierja e Burgut të Beratit dhe dy edukatore kopshti të infektuara me Covid-19.

0
174


Dy edukatore,njëra në një kopësht në Berat dhe tjetra në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore,rezult­ojnë “pozitive” me Covid-19. Tamponët e kryera disa ditë më parë prej dy edukatoreve kanë rezultuar “pozitiv”,ndërkohë që ato ishin vetëkarantinuar në banesat e tyre që prej disa ditësh,kur edhe kishin shfaqur shenjat e para të infektimit. Edukatoret janë karantinuar me familjet dhe nuk janë paraqitur asnjë ditë në punë. Një tjetër rast ne Covid-19 është regjistruar brenda ambjenteve të IEPV Berat,ku pas infektimit të përgjegjësit të regjimit të brendshëm të burgut dhe një punonjëseje të administratës,edhe Infermierja e Burgut ka rezultuar “pozitive” me SarsCov2. Infermierja e Burgut të Beratit është karantinuar që prej ditës së djeshme,ndërkohë që Inspektoriati i Higjenës ka dezinfektuar ambjentet e burgut dhe ka mbyllur përkohësisht infermierinë dhe disa reparte të brendshme. Burimet zyrtare nga DSHP Berat bëjnë me dije se,po mjekët epidemiologë janë duke kryer hetimin epidemiologjik të rasteve të prekura me Coronavurus,numri aktiv i të cilëve deri më sot ka arritur në 99 në të gjithë qarkun

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here