Infermierja kapet duke kaluar 23 mijë euro drejt Greqisë

Infermieria nga Gjirokastra, ka dashur të kalojë një sasi prej 22.815 eurosh të pajustifikuara, por ndalohet në momentin e fundit. A.D. 43 vjece, infermiere në Gjirokastër, pak minuta më parë i është privuar rrugëtimi për në Greqi përmes Pikës Kufitare të Kakavijes. Asaj i është gjetur në cantën e dorës, sasia e eurove të lartpërmendura sapo kontrollorët shqiptarë, kanë dyshuar për egzistencën e kësaj sasie. Zbulimi i eurove të padeklaruara, është kryer në vijën e dytë kufitare pas kontrollit fizik të cantës. Vetë infermierja, nuk ka deklaruar origjinën e eurove që kërkonte të kalonte për në Greqi të pa deklaruara dhe të pa shoqëruara me dokument justifikues. Për rrjedhojë, pas kësaj, policia e ka proceduar 43 vjecaren në gjendje të lirë për mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi. Në bazë të ligjit, nuk lejohet kalimi jashtë shtetit i shumave të mëdha të eurove pa deklaruar burimin e tyre dhe qëllimin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment