INSTAT nxjerr shifrat, numri i personave që kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria në muajt janar-shtator

0
169

Hyrjet dhe daljet në territorin shqiptar janë rritur gjatë muajit shtator dhe gjithë nëntëmujorit të parë, krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT raporton e se në shtator kanë hyrë brenda vendit 794.010 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar rritje me 31,3 %.

Ndërsa përgjatë nëntëmujorit numri i personave që kanë hyrë është është 4.878.404 ose 2,3 herë më shumë se në vitin 2020.

Përgjatë muajve janar-shtator, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, janë Polonia me 4,6 herë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 4,3 herë, ndërsa Greqia ka pasur rritjen më të ulët.

Sa i përket daljeve të shqiptarëve dhe të huajëve nga territori gjatë muajit shtator treguesi është rritur me 36,1 %. Numri i personave që kanë dalë në shtator është 961.342, ndërsa gjatë nëntëmujorit është 3.223.429.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here