Integrimi, Tabaku: Shqipëria e papërgatitur për negociatat

0
161

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, falënderoi BE për mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë, por shprehu qëndrimin e opozitës se qeveria nuk ka punuar për të mundësuar nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Tabaku theksoi se raport progresi zbulon problemet e Shqipërisë përtej fasadës së krijuar nga qeveria.

Ajo bëri përgjegjëse qeverinë pse Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, ku tha se demokracia, mirëqenia ekonomike, të drejtat e njeriut janë në përkeqësim. Ndër të tjera ajo theksoi se qeveria ka një mungesë vullneti dhe të përgatitjes për negociatat me BE

Me keqardhje them se sot nuk ka struktura të forta te ngritura, nuk ka një ekip serioz, ka negociator por që është pa portofol. Kjo sepse ka retorikë por nuk ka vullnet politik! Nuk ka vullnet politik pasi nuk ka asnjë vizion për të parë Shqipërinë në BE! Prandaj ka ardhur koha të heqim dorë nga ballot dhe të pranojmë që kjo është situata reale, ashtu si e përshkruan raporti.

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku renditi 9 tregues të përkeqësuar në raportin e fundit të progresit.

1.Integrimi Europian nuk është ndër prioritetet e kësaj qeverie

2.Shqetësime që lidhen me zgjedhjet dhe përdorimin e burimeve publike; dhe pandëshkueshmëria për krimet zgjedhore;

3.Transparencë e ulët në aktivitetin e qeverie dhe kjo shoqëruar me kufizimin e lirisë se medias është problem real për Shqipërinë

4.Lexova me shqetësim raportin e WJP ku Shqipëria ka treguesit më të këqij në zbatim te ligjit nga 2015 dhe akoma nuk po shohim rezultate në drejtësinë e re.

5.Ne ndërmorëm një reformë në drejtësi për të shmangur presionin mbi sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë, por fatkeqësisht ende sot në raportet ndërkombëtare e gjejmë të përmendet.

6.Korrupsioni, fatkeqësisht thotë raporti është i përhapur në të gjitha nivelet e jetës publike.

7.Megjithëse opozita e madje edhe vetë personalisht kam dërguar dosje dhe raste të qarta korruptive në krijesën më të re të drejtësisë, SPAK, kemi vërejtur një heshtje deri në atrofizim të këtij institucioni për këto çështje që prekin temën e ditës edhe në BE; sundimin e ligjit dhe korrupsionin.

8.Megjithëse problemi i Pastrimit të Parave qe një ëndërr e keqe për Shqipërinë prej më së paku 6 vitesh jemi rikthyer edhe një herë në hartë e zezë të monitorimit;

9.Pak vite pasi Gjykata Europiane e Auditit deklaroi se 1 në 3 tendera jepen pa garë mjedisi dhe realiteti nuk ka ndryshuar. Konkurrenca nuk është rritur, proceset vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe procedurat vazhdojnë të jenë sa për sy e faqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here