Irani hakmerret për gjeneralin e vrarë, sulmon bazat ushtarake amerikane në Irak

0
165

Ushtria iraniane ka goditur me të paktën 10 raketa dy baza ushtarake amerikane në Irak.
Sipas mediave të huaja, sulmi ka ndodhur në bazën ajrore “Ain al-Assad, e cila zyrtarisht i përket Irakut, por brenda tyre ka personel ushtarak dhe pajisje të SHBA-ve.
Është konfirmuar se sulmi është kryer nga ushtria iraniane, ndërkohë që ky sulm vjen në më pak se një javë pas vrasjes së gjeneralit kryesor të Iranit, Qassem Soleimani.
Gjenerali 62-vjeçar, i njohur si një ndër personat më të fuqishëm në Lindjen e Mesme, u ekzetua gjatë një sulmi ajror amerikan me dron, i urdhëruar nga presidenti, Donald Trump.
Irani u zotua se do të hakmerret ashpër për vdekjen e Soleimanit, ku pati kërcënime me jetë edhe ndaj vetë Donald Trump-it.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump është vënë në dijeni të sulmit dhe po njihet me detaje të reja, për atë që ka ndodhur.
Raportohet gjithashtu se Trump ka thirrur këshillin e sigurisë në një mbledhje urgjente.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar nga sulmet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here