Ish-badigardi i Fatos Nanos sulmon Mirela Kumbaron për Nexhmie Hoxhën


Ish-Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka reaguar me anë të një statusi në FB për vdekjen e Nexhmije Hoxhës , së vesë së diktatorit Enver Hoxha. Ku në shkrimin e saj ish-ministrja ka shfaqur mllef ndaj gruas së diktatorit , e cila mbylli sytë pa asnjë shenjë pendese për të gjithë krimet e bëra dhe viktimave të komunizmit. Çuditërisht, Nexhmija mbylli sytë përgjithmonë në të njëjtën ditë kur u vra nga regjimi Sabiha Kasimati .Ish shoqja e diktatorit Enver Hoxha e cila akuzohej se ishte kundra regjimit komunist dhe se mbante lidhje me elementë armiq duke e pësuar në fund me pushkatim.
Por në këtë reagim ish-ministrja Kumbaro është gjendur e sulmuar nga ish badigardi i Kryeministrit socialist Fatos Nano, Viktor Agolli i cili nuk i ka kursyer aspak fyerjet ndaj kësaj të fundit .

Tori Agolli :Për fatin e keq ti Mirela e ke sraturën femër,ca do të thuash ti,ça i ke dhënë ti atdheut më shumë se Nexhmija,ti vetëm ke fituar dhe ke vjedhur gjakun e këti populli,harram kush të ka votuar ty si ministre,harram dy her si femër që shkel mbi vdekjen,ti je nje cop l plerë para Nexhmije Hoxhes.
Po se historia jote është e mbushur plot suksese vjedhjesh dhe manipulimesh,ik Mirela se ti nuk ke faj ty të morën nga ” kazanet” dhe një dit të mirë duke parë ëndërr të bënë ministre,kur kishte PS shumë gra më të ndershme dhe intelektuale se ty.Turp për ty si femër që shkel mbi nocjon vdekje kush do qoftë”-
ka përfunduar komentin ish Bodyguardi i Fatos Nanos .


Statusi i plotë i Mirela Kumbaros :
Sot është 26 shkurt 2020.
Kronikat e lajmeve lajmeruan me bujë vdekjen e një gruaje 99 vjeçare.
Nuk më intereson fundi biologjik i gruas 99 vjeçare.
Por vazhdon më trondit fakti që jeta dhe vepra e saj publike ishin një copë thelbësore e historisë më të zezë që ka jetuar shoqëria shqiptare. Copë të cilën e mbartim në një mënyrë a në një tjetër. Copë me të cilën ende s’i kemi bërë përfundimisht hesapet, të cilës ende s’ia kemi shkruar historinë. Copë që për t’u kthjelluar do të kërkojë shumë vite të gjata komunikimi, rrëfimi, dokumentimi. Ky i fundit sapo ka filluar, – kam parasysh këtu dokumentimin sistemik, të organizuar, të institucionalizuar, dhe jo atë që del me mballoma të sajuara në kopertina gazetash me foto gazmore të diktatorit pa pikë përgjegjësie editoriale për mesazhet që përcjell te të rinjtë apo për lëndimin që u bën viktimave të komunizmit.
Gruaja 99 vjeçare i jetoi vitet e veta dhe e pa se si në shoqërinë që po ndërtojmë, nuk të vrasin për idetë e ndryshme politike. Dhe paturpësisht e plot cinizëm nuk reagoi asnjëherë për mijëra të burgosurit e të vrarët për idetë e tyre edhe thjesht estetikisht të ndryshme.
Në të njëjtën ditë si sot, shkurt të vitit 1951, një grua tjetër, një libohovite e mençur dhe e bukur, një nga shkencëtaret e para shqiptare,

Sabiha Kasimati , u pushkatua në moshën vjeçare nga regjimi që ngriti e kontribuoi deri në zemër të tij gruaja 99 vjecare.

Disa shifra këto, për të treguar se sa Historia është e padrejtë, por edhe se jeta të lë ca shenja rastësore për të na kujtuar mësimin e Historisë që ende nuk është shkruar!
Kjo gruaja vdiq. Por e shkuara nuk ka vdekur, madje ajo ende as nuk ka kaluar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment