Ish deputeti i Shkodrës -kryeministrit: Shqiptarët presin vepra jo ‘përroin e fjalëve’ të padobishme që po derdhni!

Nga Romeo Gurakuqi , ish deputet i Shkodrës.

Zoti Kryeminister! Askush nuk pret ne keto momente, te tilla fjalime nga ana juaj. “Perroi“ i fjaleve qe ju po derdhni ne kete moment aq te rende per te gjithe ne, asht i padobishem dhe krejt i tepert, para lajmit qe pret me ankth publiku, se qeveria juaj ka vendosur te ndryshoje skemat e deritanishme anti-sociale te buxhetit te shtetit. Sot, njerezit presin lajmin e vendimit kryeministror per krijimin e reparteve te reja te emergjences dhe reaminacionit ne Tirane dhe ne te gjitha qytetet kryesore te Shqiperise; presin te njoftohen, se ju keni blere pajisjet e nevojshme te intubimit per repartet e reanimimit; presin lajmin qe ju keni marre masat per pajisjen e gjithe pesonelit me mjetet mbrojtese. Ju a perseris, se ju keni lene te gjithe popullsine pa pajisje me maskat mbrojtese dhe detergjentet dezinfektues, keni lejuar nje rrjet te tere farmaceutik jashte kontrollit te cmimeve dhe me nje lulezim te papare te tregut te zi abuziv.Ju nuk kontrolloni asgje, vec makinave qe kane ndalue neper rruge ministrat tuaj te brendshem dhe te mbrojtjes. Mos harroni se pjesa me e madhe e popullsise eshte e pasigurte per buken e gojes ne ditet e ardhshme. Dhe kjo asht nji drame ne zhvillim e siper.
Sot, Shqipnia asht e gjitha ne karantine, si rruga e vetme per te shmangur ma te keqen qe mund te shkaktoje, jo vetem nje epidemi e pazakonte, por edhe hajdutet qe vodhen parate publike te destinuara per Sherbimin Shendetesor Nacional dhe per Shpetuesit e Jeteve Njerezore. Nji kryefamiljar i mire i familjes shqiptare nuk i shpenzon parate e buxhetit te varfer nder “kazinote” e “djelmve te kqinj”te Shqipnise, por kujdeset me perparesi per shendetin e familjes, arsimimim e femijeve dhe ruajtjen e kompaktesise se strukturave te ndertuara nga paraardhesit. Per fat te keq, ju keni bere ne menyre te pabesueshme te kunderten e asaj cfare sugjerojne parimet e funksionimit te nje familje normale dhe arsyeja e shendoshe. Ju nuk keni cfare t’i jepni ma ketij vendi vec panikut, qe sapo perhapet dhe karantines qe ju gezon si nje femije prane kotecit te periferise. Madje, ju e keni humbur me kohe arsyen per te drejtuar kete vend ne kohe normale. Koha e sotme asht e jashtezakonshme dhe kerkon te tjere “kryefamiljare” qeverises. Me vjen keq qe e perseris, por vendi nuk mund te drejtohet ma nga njerez, qe kane qene pjese e skemave qe ndertuan “Blloqet” e reja te korrupsionit. Ju jeni nga ata, qe per hir te ndjekjes se ketyre skemave, e keni lene publikun e Shqipnise pa mburojet e nevojshme per dite te tilla. Ndaj, me lejoni t’ju them, se qytetaret nuk e kane shpresen as tek ju, as tek rrethi i njerezve te paafte qe ju rrethon, por tek mjeket e mbetun ne Shqipni, vetmohimi dhe heroizmi i tyre. Ju duhet te kuptoni, se situatat sa vijne e rendohen dhe kaosi fillestar i sherbimeve do vije duke u thelluar, ne qofte se regjistri i puneve drejtuese ne shendetesi nuk ndryshon, fondet e medha te emergjences nuk vendosen menjehere ne dispizicion te rritjes se kapaciteteve dhe ne krye te puneve te vendosen njerez qe nuk gabojne ma ne metode. Ju keni dhene prova, qe nuk mund ta beni kete gje dhe me cfare kam kuptu une, edhe shune njerez rreth e qark, qe ju bajne fresk perdite ne daljet e tuaja ne Divan. Asht koha me mendue dhe me veprue shpejt, si nji akt i fundit, para se gjanat te dalin jashte kontrollit . Prej aty ku ndodheni asht e veshtire me e kuptue cfare ndodh neper skutat e skamjes qe e kane mbulue vendin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment