Ish-drejtuesi i policisë: Policët e patrullës duhet të jenë me arsim lartë, s’kanë komunikim

0
146

Ish-drejtuesi i policisë Besnik Shehu sugjeroi që efektivët e patrullave të jenë me shkollë të lartë.

Shehu u shpreh se në marrëdhënie me qytetarin, më shumë rëndësi do të duhet t’i jepet mënyrës se si komunikon efektivi.

“Ka ardhur koha që policët e patrullës të jenë me shkollë të lartë. Unë kam parë jashtë që ishim me shkollë të lartë dhe dilnin bënin patrullë, pa e pasur problem fare. Nuk mundet të kemi punonjës policie me shkollë të mesme që i kërkon llogari në rrugë një qytetari që mund të jetë edhe doktor shkencash. Aq më tepër që t’i ke një gamë të gjerë publiku që komunikon. Është shumë i rëndësishëm komunikimi. Nuk e ka këtë sjellje një njeri që ka shkollë të lartë. Një punonjës policie që është me shkollë të mesme ai mund ta bëjë,” u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here