Ish kreu i diplomacisë shqiptare, përshëndet propozimin e Komisionit të BE

Ish ministri i jashtëm shqiptar Tritan Shehu, ka përshëndetur propozimin e Komisionit të BE, për celjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë. Zoti Shehu e ka quajtur si një eveniment pozitiv këtë propozim në rrugën e gjatë të vendit tonë drejt anëtarësimit në familjen e madhe perëndimore.

Këto komente zoti Shehu i ka bërë përmes një postimi në rrjetin e tij social FCB.

Sot nje lajm i mire per Shqiperine e Rajonin.
Propozimi i Komisionit per celjen e negociatave te antaresimit ne BE per Shqiperine, por edhe per Maqedonine, eshte pa asnje dyshim nje eveniment pozitiv i rendesishem ne rrugen tone te gjate e te veshtire te integrimit europian….
Jo vetem ky fakt, por dhe fryma e pergjitheshme e ketij Progres Raporti per te ardhmen europiane te Ballkanit Perendimor, merr nje rendesi te vecante ne keto momente te veshtira per BE dhe per Rajonin tone.
Une shpresoj e uroj qe gjerat te ecin mire edhe deri ne miratimin e ketij propozimi nga Keshilli ne qershor, qofte kjo per vendin tone, qofte per Maqedonine.
Me tej perpjekje te medha na presin, ndryshime te medha duhet te realizojme per permbushjen e Kapitujve, ne menyre qe endra jone europiane te konkretizohet sa me shpejt.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment