Ish kryedimplomati shqiptar, denoncon demagogjinë e Ramës nga Peja

0
143

Ish ministri i jashtem Tritan Shehu njekohesisht deputeti i Qarkut te Gjirokastres, nuk ka qendruar indiferent rreth zhvillimeve te sotme politike e sidomos deklaratave te kryeministrit Rama nga Peja ku ishte ne nje takim nderqeveritar kosovar e shqiptar.

Ne nje postim ne rrjetin social FCB, ish kryediplomati shqiptar Shehu, i ka quajtur deklaratat e Rames sot si nje demagogji me qellim terheqejn e vemendjes nga skandalet qe kane perfshire Shqiperine te cilat rrezikojne seriosisht integrimin europian. Nderkohe zoti Shehu i ka quajtur te papranueshme ne aspektin diplomatik, kercenimet e Rames ndaj partnereve europiane.

Statusi i plote i zotit Tritan Shehu. 

Deklaratat e Rames nga Peja jane vecse demagogji per te terhequr vemendjen nga skandalet ne vend dhe te rrezikeshme per rrugen tone europiane.
Asgje substanciale nuk ka ne ato deklarata, pervecse disa lehtesime proceduriale, te cilat duhet te ishin bere shume me heret dhe qe po perdoren si “tullumbace” tashti.
I ashtuquajturi “bashkim doganor” i artikuluar nga Kryeministri, eshte shume larg asaj qe realisht eshte folur e krejt tjeter me disa lehtesime veprimesh, per te cilat konkludohet.
Nga ana tjeter eshte shume e rrezikeshme gjuha e perdorur ndaj partnereve tane europiane, “ultimatumi”, qe ai kerkon tu jape atyre, kur vonesat tona integruese jane kryekeput te lidhura me problemet e medha e deshtimet qeverisese te Rilindjes, te cilat Kryeministri kerkon t’i fshehe mbas deklaratave te tij arrogante e aventureske.
Te tilla deklamime e qendrime jo vetem na demtojne rende neve ne procesin tone te integrimit, por sic duket kerkojne te na “degdisin” diku larg, duke vene ne rrezik edhe vete zhvillimet e Kosoves e te gjithe kombit tone.
Une do t’i konsideroja teresisht te pa perputhshme me interesat tona kombetare keto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here