Ish kryediplomati shqiptar, i kërkon Bushatit, transparencë të takimit me Kotzias

0
177

Ish kryediplomati shqiptar Tritan Shehu, ka kërkuar sërish sot nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati, transparence të takimit në Korcë me homologun grek Kotzias.

Zoti Shehu kërkon se cfarë është diskutuar apo dhe konkluduar nga takimi i fundjavës që shkoi me homologun grek Kotzias. Në një status në FCB, zoti Shehu deputet i PD për Gjirokastrën, ka ironizuar hermetizimin e ministrit Bushati rreth takimit me Kotzias duke e përfunduar me një fundjavë të këndshme rezultatin e bisedimeve mes tyre.

Statusi i plotë i zotit Tritan Shehu në profiling e tij në FCB.

NE VIJIM TE POSTIMIT TE DJESHEM PER TAKIMIN E KORCES.

Nuk do ta beja kete postim te ri, mendoj se aq sa kam bere mund te mjaftojne, por me shtyu fakti shume domethenes:

Sot ne mediat askund nuk thuhej ndonje element konkret se per cfare u diskutua e aq me pak se per cfare u konkludua ne Korce.

Shkruhej e flitej vetem per “llojin e lakrorit, pijeve, kengeve, valleve” etj te tilla.

E njejta ndodhi edhe mbas takimit te Kretes, ku e vetmja gje qe u pa ishte vallja e kenga e Z.Bushati.

Desheroj te pyes Z.Bushati, a u realizuan bisedime serioze aty, mbi cfare topikash konkrete, a pati perfundime reale qofte pozitive a negative ato, per te cilat do te ishte i detyruar te informonte opinionin, apo u kalua vetem nje Fund Jave e kendeshme?!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here