Ish-ministri Manjani : Palaço kryeministër, deputetët u kthyen në letër b… për Ramën

0
168

Me forcën e kartonëve, duke dalë kundër të gjithëve Edi Rama ka vendosur të shembë Teatrin Kombëtar për të ngritur kulla.

Pas këtij votimi ka ardhur një reagim i fortë nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Me një shënim në Facebook, Manjani shkruan se të gjitha ata deputetë që votuan pro shembjes së Teatrit janë kthyer në letër higjenike për Ramën.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Post votim…

Uroj me gjithë shpirt që një ditë ky palaço Kryeministër të detyrohet ta lajë këtë pisllëk që po bën me arrogancë!!!

Uroj që të detyrohet ta paguajë këtë faturë anti-shtet, anti-histori, anti-ekonomi, anti-shoqëri e anti-demokraci që po i vendos Shqipërisë e Shqiptarëve!

Të gjithë ata që në emër të popullit sot, vendosën të shkatërrojnë pasurinë dhe trashëgiminë kulturore të tij (popullit), pranuan që janë letër higienike e Kryeshefit t? tyre!

Nga pisat vetëm pisllëqe dalin!

Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do ma largojë ne të gjithëve! Një e nga një…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here