ISHP: Kujdes, gripi sezonal është problem serioz!

0
177

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë sot udhëzimin e radhës lidhur me epideminë e gripit në vendin tonë dhe kujdesin që duhet treguar:

Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grup-moshë.

Çdo njeri mund të sëmuret shumë rëndë me grip, duke përfshirë edhe njerëzit të cilët janë të shëndetshëm.

Gripi sezonal është një problem serioz i shëndetit publik i cili shkakton gjendje të rëndë shëndetësore, shtrime në spital dhe deri në vdekje tek grupet me risk të lartë.

Nëse ju sëmureni me grip ju mund t’ia transmetoni edhe të tjerëve edhe pse ju mund të mos ndiheni të sëmurë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here