Vijojnë operacionet e përbashkëta mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen dhe ekstradimin e personave që i shmangen përballjes me organet e drejtësisë dhe vuajtjes së dënimeve.
Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me homologët, u bë i mundur ekstradimi nga Greqia dhe Italia i tre shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë shqiptare.Ndër të tjerë u ekstradua nga Greqia shtetasi Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.