Italianët e thonë haptas: Refugjatët do të shkarkohen në Shqipëri

Mediat italiane shkruajnë sot se Europa është duke luajtur lojën e vjetër të ‘shkarkimit të refugjatëve’ në vende të tjera.

Blitzquotidiano shkruan sot se loja e Europës është bërë e qartë dhe drejtuesit e BE-së janë duke kërkuar vende ku të shkarkohen këta emigrantë.

Emri më i përmendur është Shqipëria. Sipas kësaj Blitzquotidiano BE do të shkarkojë refugjatët në Shqipëri, në këmbim të një ndihme monetare dhe premtimin se një ditë mund vendi mund të bëhet pjesë e BE-së.

Shkarkimi i refugjatëve në Shqipëri, sipas medieve italiane nuk shikohet si zgjidhje. Sipas tyre, Shqipëria nuk ka kapacitete për ti mbajtur dhe ruajtur.

Ata kujtojnë skenarin e frikshëm që refugjatët të ngarkohen në gomone e anije nga trafikantët shqiptarë të cilët do ti hedhin sërish në vendet e BE-së.

Vetëm qeveria shqiptare e Edi Ramës ende nuk ka folur një fjalë për projektin Europian për shkarkimin e refugjatëve sirianë në Shqipëri.

Rama pret dhe mendon se do ta kalojë në heshtje këtë projekt Europian dhe në këmbim qeveria e tij mund të marrë një dritë jeshile nga BE-ja.

Image

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment