Iu gjetën mallra kontrabandë arrestohet 52 vjecari

Një 52-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për kontrabandë mallrash. Policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H. N., banues në Gjirokastër, i cili akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”.

Nga kontrolli i ushtruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në garazhin e banesës së tij në fshatin Bodrisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, kryesisht kozmetike, me mbishkrime në gjuhë të huaja, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment