Ja çfarë i ka bërë Rama biznesit në një vit

0
162

Brenda një viti, Shqipëria e Edi Ramës ka shënuar një rekord të frikshëm në raportin ‘Si të bësh biznes’ nga Banka Botërore. Përveçse Shqipëria është e fundit në Europë, renditet edhe ndër vendet me përkeqësimin më të lartë të klimës së biznesit brenda një viti.

Nga 10 indikatorët e marrë në studim shihet se përkeqësimin më të madh e shënoi në mbrojtjen e investimeve. Vitin e kaluar, Shqipëria u rendit në vendin e 26 për mbrojtjen e investimeve, ndërsa këtë vit u rendit në vendin e 111. Ky është indikatori më i rëndësishëm për investitorët e huaj. Për një vit, shihet se vendi ka rënë në renditje me 85 vende në raport me një vit më parë.

Kjo është arsyeja se përse investimet e huaja nuk duken askund në vend. Se si mund të ‘shqyesh’ kaq shumë biznesin në një vit dhe më pas të premtosh se do e mbrosh, këtë vetëm Rama mund ta shpjegojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here