Ja cfarë ndodhi sot në kthesën e Jorgucatit, emrat e viktimave

0
601

Aksident me pasojë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije. Tre mjete janë përfshirë në këtë aksident, duke shkaktuar një viktimë dhe tre të lënduar të cilët gjenden momentalisht nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës. Ngjarja është shënuar në kthesën që të con drejt rrugës për në Delvinë e Sarandë, 1 km larg fshatit Jorgucat. Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së autoveturës tip SEAT me targa AA003AF me një automjet tjetër të tipit BMW me targa AA747FD dhe më pas përplasje me një furgon Mercedez-Benz me targa AA802IV. Sipas grupit të ekspertëve në vendngjarje, përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit SEAT Florijan Abedinaj 24 vjec nga Tepelena. Goditja ka qenë mjaft e fortë me BMW cka e ka lënë atë me pasoja shumë kritike në pjesën e kokës dhe më pas ka ndërruar jetë në reanimacion në Spitalin e Gjirokastrës. Ndërkaq drejtuesi i furgonit nga Peqini me pasagjerë në bord Shpend Kapa 43 vjec, ka manevruar në momentin e fundit duke shpëtuar jetën e pasagjerëve në bordin e tij vecse me një lëndim të pasagjerit nga Peqini Isuf R 58 vjec. Ndërsa i lënduari tjetër drejtuesi i autoveturës BMW është nga Vlora dhe quhet Arjan Limaj. Të tre këta, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas grupit hetimor, viktima, ka dashur të parakalojë në mënyrë krejtësisht të gabuar dhe është përlasur me autoveturën BMW dhe më pas furgonin nga Peqini, të cilët shkonin në drejtim të Sarandës. Ky aksident është i treti për këtë vit me pasojë në aksin veri-jug në rajonin e Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here