Ja cilën bukë duhet të konsumojmë

0
162

Buka Më e Mirë?
Buka integrale? Bukë pa gluten, Bukë me elb, Bukë me thekër? Cila prej tyre është më e mira për shëndetin tuaj?
Buka integrale nuk irriton zorrët dhe e mbush më shpejt stomakun duke dhënë ndjesinë e ngopjes.
Në përbërjen e saj nuk ka vetëm vlera ushqyese dhe energjike, por ka shije, është e pazëvendësueshme, i përket tokës, grurit që është simbol i jetës dhe rilindjes.
Buka integrale sidomos ajo e bërë me brumë të ardhur nga maja’ natyrale është më e mira për njerëzit që kujdesen për shëndetin.
Duke mos përmbajtur shumë niseshte ka më pak kalori sesa buka e bardhë dhe e jep më shpejt ndjesinë e ngopjes.
Zgjidhja më e mirë për çdo konsumator është buka integrale, ajo e bërë me 100% drithëra të plotë.
Megjithatë, nëse në paketim shkruhet “grurë”, “kaq sasi gruri të plotë” apo “shumëdrithësh”, atëherë me siguri po bleni thjesht një bukë të bardhë, paksa të ngjyrosur.
Drithërat e papërpunuara, pra drithërat e plota, e përmbajnë natyrale vitaminën B si edhe proteinat.
Këto garantojnë një paraqitje shumë më rinore të lëkurës por edhe të flokëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here