Ja kur do të jepen provimet kombëtare të arsimit bazë. Datat për gjuhën shqipe, gjuhën e huaj dhe matematikën

0
180

Provimet kombëtare të arsimit bazë (sesioni i parë), për vitin shkollor 2019–2020, do të zhvillohen si më poshtë:

a) gjuhë e huaj, më 16 qershor 2020;

b) gjuhë shqipe, më 19 qershor 2020;

c) matematikë, më 23 qershor 2020.

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka marrë fuqi ligjore.  Në të përcaktohet se procedurat e hartimit dhe të vlerësimit të testeve përcaktohen në rregulloren për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë. Lista e gjuhëve të huaja, që do të jepen si provim i detyruar, janë: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.

Referuar udhëzimit, nxënësit e klasave të 9-ta të shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në nivelin gjuhësor A2.

Provimet kombëtare të arsimit bazë fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Nxënësit e pakicave kombëtare zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në gjuhën amtare. Provimi kombëtar i arsimit bazë në lëndën “Gjuhë amtare” do të zhvillohet më 12 qershor 2020.

Nxënësi mbetës në provimet kombëtare të arsimit bazë ka të drejtën t’i japë ato në sesionin e dytë, sipas procedurave të parashikuara në rregulloren për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë në Republikën e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here