Ja kush është 37 vjeçari i ekstraduar nga Greqia

Jugunews ka mundur të zbulojë identitetin e 37 vjeçarit të ekstraduar ditën e djeshme nga Greqia.

Ai është i dënuar me 17 vite burg për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe”Armëmbajtje pa leje”. Prej vitit 2006 Arsen Hasani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur 12 vjet më parë: 

Ka qenë ora 23:30 e datës 21 korrik 2003, kur 37 vjeçari nga Tepelena në bashkëpunim me shtetasin B.K, në fshatin Katund, Gjirokastër, kanë tentuar të vjedhin me përdorimin e një arme zjarri banesën e shtetasit V.B.

Prej disa kohësh, ky shtetas është diktuar të fshihej në Greqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment