Ja kush kategori do te perfitoj libra falas kete vit shkollor

0
145

Pas hapjes së shkollave librat pritet të jepen falas per nxenesit ne disa kategori.
“Për vitin e ri shkollor përfitojnë libra falas nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12.” -shprehet Shahini
Skema buxhetore për librat falas përfshin edhe nxënësit romë dhe egjiptjane të cilët kanë vështirësi ekonomike në në ndekjen e shkollës, e për pasojë e braktisin atë. “Kjo skemë mbështetëse nga buxheti i shtetit prej 800 milion lekësh u vjen në ndihmë direkt mbi 250 mijë nxënësve përfitues në të gjithë vendin, duke ulur koston financiare të familjeve shqiptare dhe përmirësuar gjithashtu qasjen e nxënësve në arsim, veçanërisht nxënësve romë dhe egjiptianë, të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme.”
Përkundër presionit financiar nga tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia e COVID-19, Ministrja Shahini nënvizon se “këtë vit kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të”. – thotë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here