Ja kush i shkarkoi shtatë elektricistët e OSHEE në Gjirokastër

0
166

Furtuna e shkarkimeve në OSHEE e Gjirokastrës, ka pasur ndikime shumë negative në aspektin social tek familjet e shtatë elektricistëve.

Katër ditë më parë, i’u është komunikuar shkarkimi shtatë punonjësve të OSHEE ku sipas burimeve nga OSHEE në qendër, janë gjetur me shkelje.

Por përtej versionit zyrtar të OSHEE, bëhet e ditur se më tepër sesa shkejle, ka qenë vendim personal i kreut të OSHEE Adrian Cela i cili me një të rënë të lapsit, ka shkarkuar edhe 16 punonjës të tjerë pas zgjedhjeve të 25 qershorit duke e cuar në 23 numrin e përgjithshëm të punonjësve të shkarkuar në Njësinë e Gjirokastrës.

Ajo cfarë është ironike nga e gjithë kjo, qëndron në faktin se shumica e elektricistëve të shkarkuar, janë kryetarë organizatash socialiste.

“Uria” e Celës është reflektuar edhe në përplasje mes tij dhe deputetëve socialistë të Gjirokastrës, të cilët janë në konflikt të hapur me të.

Qëllimi i Ardian Celës është shkurtimi i vendeve të punës në OSHEE Gjirokastër, për të mbajtur në nivel, zonën e tij në Durrës apo Tiranë dhe ruajtur disa qoka në OSHEE e Gjirokastrës, duke plotësuar kështu, hatëret dhe krushqitë që kanë disa ministra apo deputetë socialistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here