Ja përse u prangos nga policia, adoleshenti nga Kalivaçi

Drejton automjetin pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë në Tepelenë, kanë arrestuar në flagrancë K.H 17 vjeç, banues në fshatin Kalivaç. Arrestimi i tij u krye pasi në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, u kap nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Toyota”me targa GJ7846B të cilat i përkisnin një mjeti tjetër.

Materialet në ngarkim të adoleshentit nga Kalivaci, i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme dhe ndaj tij rëndon vepra penale e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment