Ja shkaku pse Franca dhe Holanda nuk çelin negociatat me Shqipërinë, ‘Reuters’ zbulon letrën…

Franca dhe Holanda do kundështojnë çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Agjencia e lajmeve Reuters zbulon një letër të majit të 2018-s nisur në zyrat e BE-së e cila unifikon qëndrimin e Holandës dhe Francës në lidhje me mosçeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Franca dhe Holanda dërguan një letër në muajin maj duke thënë se mungesa e reformave gjyqësore, korrupsioni endemik dhe krimi i organizuar ishin arsye pse Shqipëria dhe Maqedonia nuk ishin gati për bisedimet e anëtarësimit në BE, sipas diplomatëve.

Sipas burimeve të kësaj agjencie, presidenti francez Macron thotë se çeljen e negociatave me këta 2 shtete e pengon krimi i organizuar. Sipas Francës dhe Holandës, të cilat pritet ti thonë “Jo” Shqipërisë në samitin e ministrave të jashtëm të BE-së së 28-29 qershorit, Merkel e kërkon zgjerimin për arsye gjeopolitike, si një mbështetje për të penguar zgjerimin e ndikimit rus dhe kinez në rajon

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment