Ja si kanë përfunduar dokumentat e arkivit të Gjirokastrës.

0
194

Nuk është mbushur ende një muaj prej vendimit për zhvendosjen e arkivit të Gjirokastrës, vendim që nxiti polemikat mes intelektualëve dhe qytetarëve që renditën pasojat negative të këtij vendimi.

Sot deputeti I Partisë Demokratike Tritan Shehu ka sjellë foton që dëshmon se ku dhe si kanë përfunduar këto dokumente, duke ngritur shumë pyetje dhe akuza të forta ndaj vendimit për zhvendosjen e tij.

Shehu e ka cilësuar këtë vendim, krim ndaj kulturës, traditës, historisë dhe vlerave të Gjirokastrës.

Krim ndaj kultures, tradites, historise, vlerave, jo vetem te Gjirokastres.
Fotoja tragjike e ketyre diteve qe shikoni, tregon se si po perfundojne si objekte pa vlere, te hedhura diku ne Durres, dokumentat e Arkivit te Gjirokastres.
Mbasi ai arkiv historik me vlera te pallogaritshme qindravjecare kombetare largohet « dhunshem » i ngarkuar rendom ne kamjona te ushtrise, i futur ne disa thase lecke, perfundon me keq se « patatet » ne ambjente jashte cdo rregulli konservimi e ruajtje.
Me tej sipas « programit » keto pjese te historise do « te seleksionohen », ato « pa vlere » do te asgjesohen, te tjerat do te «burgosen » diku larg Gjirokastres.
Nje pyetje: Kush do jene ata qe do te vendosin per kete proces?! Kush tjeter pervec studiuesve te Gjirokastres, Universitetit te saj, mund te japin vleresime?
Kjo po ndodh me shumicen e arkivave me vlere te Shqiperise, si te Gjirokastres, Shkodres, Korces, Beratit etj, per tju « dorezuar nje kompanie private »!!
Kemi te bejme ketu me nje atentat ndaj asaj, qe eshte me e rendesishmja per nje komb- kujteses; kjo per papergjegjshmeri, te detyruar nga nje pale tjeter, per qellime tjetersimi, per korupsion, apo per te gjitha keto se bashku?!
Deri sa po ndermiret ky veprim arbitrar i largimi te Arkivave nga qytetet e perkatesise, ku ato duhet te qendrojne, te modernizohen e te shfrytezohen sa me gjere, cdo shkak e deduksion eshte i mundur.
Dikush duhet t’i thote ndal kesaj barbarie, veprim qe dhe pushtuesit nuk e ndermoren nder shekuj!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here