“Jam në New York për sigurimin e vaksinës”, artistja nxjerr zbuluar Ramën: Ishte në një galeri arti, për një ekspozitë

0
190

Artistja Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, ka reaguar pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Rama se ndodhej ne New York për t’u takuar me bossin e Pfeizer, Albert Burla, për të folur rreth sigurimit të vaksinës anti-Covid.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhaku hedh poshtë deklaratën e Ramës, duke shprehet se fotoja e publikuar është shkrepur në një galeri arti.
“Cilet zhvillojne takime pune ne galerira arti, gjate nje ekspozite?”, shkruan Zhaku, ndërsa shton se:“ është turp për një kryeministër se i cili ende nuk ka kërkuar falje për vrasjen e Klodian Rashës, të bëjë propagandë dhe të krijojë përshtypje se po punon për vaksinën”.
“Kjo foto eshte shkrepur ne nje galeri arti, gjate nje ekspozite. Eshte turp per nje kryeminister qe ende nuk ka kerkuar falje per vrasjen e Klodianit nga policia e Lleshit, te beje propagande e te krijoje pershtypjen se po punon per vaksinen, kur ne fakt po punon vetem per interesin e tij te ngushte personal. Cilet zhvillojne takime pune ne galerira arti, gjate nje ekspozite? Vetem Mafiozet. Pra meqe as Rama as Bourla nuk jane mafioze, ne galeri gjate ekspozites thjeshte kane shkrepur nje foto per te perhapur Endri me shoke “fake news”!”, shkruan Zhaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here