Jane pa leje nga UNESCO, Bypassi i Gjirokastres dhe parkimi nentokesor/ Merxhani: Po betonizohet trashegimia

0
157

NGA KRESHNIK MERXHANI ARKITEKT

BETONIZIMI I TRASHEGIMISE ME PARE BORXH

Cfare e bashkon nje projekt Bypass-i ne Gjirokaster e nje projekt Parkimi Nentokesor me nje te tille te dale ne publik se fundmi ne Berat?? I bashkon borxhi qe qeveria shqiptare ka mare nga Banka Boterore rreth 70 milione dollare per kater qytete: Sarande, Permet, GJIROKASTER e BERAT! I negociuar qe prej 2015-6 dhe mare ne 2017, afati per te ekzekutuar projekte per infrastrukture turistike ishte 2017-2022. Me infrastrukture kuptohet qe nga ngritja e kapaciteteve njerezore e deri te permiresimi i kushteve te muzeve, institucioneve te kultures e artit etj. Ne keto vite me sa duket gjumashet dolen ata qe e kane mare kete borxh – qe do rendoje xhepat e te gjithe shqiptareve – e te cilin duhet ta menaxhonte e ekzekutonte Fondi Shqiptar i Zhvillimit ne bashkerendim me Bashkite tashme monopartiake. Ne gati tri vite e me shume eshte fjetur per shtate pal qejfe e tashme meqenese teorikisht ka vetem 1 VIT per te ekzekutuar keto fonde borxh, po shpejtohet jo me ne ndihme te turizmit dhe mbi te gjitha te arsyes pse kemi turizem pra te TRASHEGIMISE KULTURORE por drejt parkingjeve, bypass-eve e nje zot e di cfare tjeter. Prandaj si ne Berat e ne Gjirokaster papritur u shfaqen projekte asfalto-betoni sepse konsumojne vlera te medha e prej tyre % eshte e madhe dhe ne nje dore. Retorika eshte e njejte ne te dyja krahet duke deshmuar dhe njefare mungese origjinaliteti deri ne plagjiature, po na thone se: Nuk e dashkemi qytetin e se shpesh i akuzokemi se ska zhvillim….!! U kuptua qe zhvillimi i tyre eshte BETONI, per kete Lubonja ka bere nje shkrim te zgjeruar ku paraqet monstrat mbi qytet. Fushata nuk ju le kohe te mendojne shume dhe ngutja per gjoja “zhvillim” duket qe ska lidhje me konsideratat per qytetin ne asnje rast. Ne Gjirokaster edhe ata qe i sheshin keto projekte si receta zgjidhje per levizshmerine e dine qe si njera e si tjetra jane ishuj qe skane lidhje as me qytetin e rrjetin rrugor, as me vlerat arkitektoonike e urbane e as me qendrueshmerine. Megjithate, aq ju ben skane me kohe, duhen tenderuar per cdo rast! Ska me kohe as per miratime nga UNESCO e madje as per ti njoftuar! Keshtu dalja e gjumit ardhka me tonelata betoni per Gjirokastren dhe Beratin dhe me nje shperfillje ngaj UNESCO-s qe do te kete pasoja direkte per vendndodhjet sic pati ne 2012 ku pati monitorim reaktiv mbi ndertimet pa leje dhe betonizimet ne keto dy qendra (vecanerisht gjirokastra). Historia po riciklohet, dhe betoni mbi monumente gjithashtu. P.S Ne daten 3 tetor 2020 shpallet projekti i miratuar i Bypass-it nga Bashkia ne Gjirokaster e ne 12 tetor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpallet thirrja per “plan mobiliteti” per te paketuar bukur dy projekte tashme te miratuara e me tabele te vendi. Sikunder dhe me Qendren Historike te Tiranes shkaterrimi behet ashiqare e as per procedure me se kane ndermend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here