‘Janë të gjithë servila!’/I riu i prish humorin Ramës

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u gjend në Thumanë për të bashkëbiseduar me banorët në lidhje me prezantimin e projektit të rindërtimit.
“Ajo që kaluam ishte e tmerrshme”,-deklaroi Rama para popullit, teksa nuk la mënjanë as batutat dhe lartësimin e figurës femërore.
Por një episod i pakëndshëm i ndodhi kryeministrit , i cili rrudhi fytyrën teksa të gjithë duartrokisnin pas fjalëve të tij.
Ndër duartrokitjet në turmë u dëgjua një zë.
I riu mes banorëve: Janë të gjithë servila!
I mbetur në befasi, Rama e cilësoi demokrat.
Rama: Të duket ty mbase se je pak demokrat!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment