Java e Tokës / Nis pastrimi i territorit, ushtria zbret në terren

Java e Tokës është hapur sot në të gjithë vendin me aksione pastrimi, të drejtuara nga prefekturat dhe pushteti lokal kryesisht në bregdet dhe në shtretërit e lumenjve.

Në Gjirokastër ditën e sotme aksioni I pastrimit është fokusuar në Urën e Kordhocës ku forca të ushtrisë kanë pastruar terrenin e ndotur rreth shtratit të lumit Drino dhe urës shekullore.

Ky aksion do të shtrihet përgjatë javës në të gjithë territorin e qarkut. Prioritet I pastrimit do të jenë lumenjtë kryesorë të qarkut.

Lumenjtë ku do të ndërhyhet për pastrim janë: Vjosa, Bënça, Dishnica, Drino, Lumi I thatë, Kseria.

Janë gjithsej 20 segmente lumore problematike të qarkut Gjirokastër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment