“Jeni hajdutë mor”/ Pedagogu ia thotë në sy Blendi Gonxhes: Ua vodhe pasurinë shqiptarëve!

Emisioni “Opinion” është shoqëruar nga një debat i fortë mes analistit Mark Marku dhe drejtorit të Transportit Rrugor Shqiptar, Blendi Gonxhe.
Marku shpërtheu ndaj Gonxhes pasi tha se shqiptarët kanë ikur nga Shqipëria sepse qeveria ka vjedhur. Ai iu drejtua drejtorit të Transportit Rrugor duke i thënë se ka vjedhur shqiptarët dhe i ka përzënë ata nga vendi.
Nga ana tjetër Gonxhe u përgjigj duke thënë se nuk është ky niveli që duhet të ketë debati.
Blendi Gonxhe: Nëse ka një armik të madh që na ka ndodhur, përveç pandemisë e të gjitha këtyre është humbja e shpresës, është depresioni i shoqërisë sepse humbi shpresa.
Mark Marku: Po pse humbi shpresa? Blendi Gonxhe: Dhe ky nuk është faj i Ramës as i dikujt tjetër. Nuk ka lidhje.
Mark Marku: Pse ikën 300 mijë shqiptarë para se të ndodhte kjo?
Blendi Gonxhe: Sepse shteti që na le ti në 2013-n ishte mizerabël, por nuk dua që të merrem me këtë gjë.
Mark Marku: Pse ikën pasi erdhën ju pra? Blendi Gonxhe: Kujt i tregoni tani ju se pse kanë ikur shqiptarët në 2013-n jeni në vete apo jo?
Mark Marku: Po çfarë që duhet të mbash kompanitë tuaja… Blendi Gonxhe: Rri ore tani. Janë dy botë të ndryshme.
Mark Marku: Ua vodhe pasurinë zotëri, ti me gjithë soj e sorollopin tënd i vodhe dhe i përzure shqiptarët nga Shqipëria.
Blendi Gonxhe: Bëje personale diku tjetër, jo me mua.
Mark Marku: Jeni hajdutë mor. Pikë. Dhe për këtë ikin shqiptarët. Nuk ikën nga Covid. 300 mijë shqiptarë ikën se po i vidhni, po i rripni o zotëri. Dhe po i poshtëroni. Jeni hajdutë ordinerë.
Blendi Gonxhe: Nuk është ky niveli.
Mark Marku: Po mor po, ia keni vjedh gjithçka, i keni lënë pa bukë. Po na bën diskurs, po na bën moral, na mbani ne që ti vjedhim… ore do u vidhni edhe hunjtë e gardhit.
Blendi Gonxhe: Kaq i mirë ju dukem unë, por unë jam dhe i paeksperiencë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment