Jepet sot masa e sigurisë për efektivin e policisë që vrau të riun 25vjeçar

0
145

Nevaldo Hajdaraj është efektivi i shqiponjave i cili ekzekutoi me armën e shërbimit pak para mesnatës Klodian Rashën duke e goditur me një plumb në shpatull i cili i preku zemrën dhe kjo i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Seanca pritet të zhvillohet ditën e sotme në orën 13:30 ku gjyqtarët do të vlerësojnë provat e prokurorisë për të vendosur më pas se si do të vijohet me gjykimin e 31-vjeçarit, i cili sipas SHÇBA-së veproi në shkelje të ligjit për përdorimin e armëve të zjarrit.

“Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme“, u theksua nga SHÇBA në një njoftim dy ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here