“Jeto natyrën”, panairi që “zgjoi” Çajupin

“Jeto natyren” eshte panairi qe mblodhi ne fushen e Çajupit , artizane nga krahina te ndryshme. Ne stendat e improvizuara ata kane ekspozuar punimet e tyre , nga veshjet tipike shqiptare tek kulinaria me gatime tradicionale te zones kryesisht nga Lunxheria dhe Zagoria. Katerina Telo vjen nga zona e Zagorise , ajo ka sjelle ne kete panair disa gatime tradite e kesaj zone si petaniku, dredhaniku dhe lakrori. Ajo mban veshur dhe kostumin tipik te grave zagorite ndersa na rrefen sa e rendesishme eshte ruajtja e tradites nder breza dhe kercenimi i zhdukjes se saj nga shpopullimi masiv.

Nese kerkoni likeret me aromen trendafili apo qershie, gliko fiku apo prevede ftoi Mimoza Duka sjell pakez arome lunxhiote ne stenden e saj per te pranishmit. Ajo thote se Lunxheria eshte nje zone e pasur me vlera te shumta te cilat i ka shfrytezuar e nderthurrur se bashku duke sjelle kete stende shumengjyreshe.

Erezat jane ato qe nuk duhet ti mungojne kurrsesi kuzhines por as bimet medicinale qe perdornin dikur te paret per te kuruar semundje te ndryshme. Hektor Shehu se bashku me fermer te tjere kane hapur ne Libohove ñje pike grumbullimi te bimeve medicinale te cilat me pas i tregtojne . Ai thote se eshte e veshtire mbledhja e ketyre bimeve ne zona te ndryshme te Libohoves por edhe fshatrave perreth.

Te gjithe kane provuar te pakten njehere rakin e rushit por ajo e rigonit terhoqi vemendjen e vizitoreve ne stenden e Bujar Rustemit. Lunxhioti i cili thote me keqardhje se tradita po humbet bashke me te vlerat e kesaj zone.
Per kryebashkiaken e Libohoves Luiza Mandi keto aktivitete nuk do te ndalen pasi turizmi eshte nje nga pikat e forta ku mbeshtetet ekonomia.Gjallerimi i nje zone mahnitese sikurse eshte Çajupi duhet te jete ne agjenden e cdo kryebashkiaku.
Per te pranishmit te tilla aktivitete i nxjerrin nga monotonia e perditshme duke iu dhene nje tjeter mundesi argetimi per te gjithe familjen.
Çajupi u gjallerua pas shume kohesh nga njerez qe kishin udhetuar prej kryeqytetit dhe jashte vendit, per te pare nga afer kete mozaik ku nuk mungoi muzika e mire, kulinaria por edhe etnografia te gjitha bashke per te “jetuar natyren”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment