“Ka mjekë që marrin deri në 3 mijë €”, Dasho: Rasti i Tires nuk është hataja, përfituesit e vërtetë të Covid-it

0
120

Ndëshkimi i Tires do të mbetet ndëshkimi i një “koke turku” për të mbuluar përfituesit e vërtetë të epidemisë
Nisur nga rasti i denoncuar një ditë më parë ku një sanitare te spitali “Shefqet Ndroqi” mori 8 milionë lekë duke mashtruar familjarët e pacientes ka reaguar mjeku Erion Dasho.
Ky i fundit thotë se përfituesit e vërtetë të Covid-it nuk janë sanitarët apo infermierët, të cilat shkruan ai në Facebook “gjatë pandemisë thjesht mund të kenë zëvendësuar dyqind lekëshin e “zakonshëm” me ndonjë pesëqind lekësh” .
Ai shton se kjo është e dënueshme, por “hataja” e vërtetë është diçka tjetër.
Sipas tij, shqiptarët kanë shpenzuar më shumë se 100 milionë euro për trajtimin privatisht të koronavirusit.
Të parat në radhë thekson ai, janë shpenzimet për medikamente, ku është konstatuar rritje e eksportit me vlerë disa dhjetëra milione euro. Blerjen e pajisjeve BiPAP, CPAP, bombolave të oksigjenit dhe rimbushja e përditshme të tyre janë një tjetër shpenzim që ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit nga ana e shtetit, shton mjeku.
Dasho denoncon një tjetër rast abuzimi me shpenzimet për trajtimin anti-Covid. Sa i përket kurimit jashtë shtetit, ndërthurreshin tre pëfitues shkruan ai, kompanitë e çarterve mjeksorë, spitalet pritëse në Turqi dhe mjekët apo infermierët “sekserë” në Shqipëri.
Këta të fundit thotë mjeku, kanë përfituar shuma nga një deri tre mijë euro për çdo pacient të referuar për trajtim në spitalet e Turqisë dhe Italisë.
Raste të tjera mjeku nënvizon laboratorët dhe klinikat private dhe tenderat sekretë.
“Ministria e shëndetësisë në vend të shoë-t të radhës me ndëshkimin e fajtores, bën mirë të hapë spitalet covid ndaj familjarëve me qëllim që këta të shohin e të prekin familjarët e shtruar në ta. Nuk jetojmë në kohën e leprozariumeve mesjetare, por në Europën e shekullit të 21-të!
Më pak sekrete dhe atmosferë mbytëse dhe më shumë transparencë do të bëjnë të mundur të kemi më pak “Tire” dhe më shumë pacientë të shëruar e familjarë të kënaqur nga shërbimi!
Përndryshe, ndëshkimi i Tires do të mbetet ndëshkimi i një “koke turku” për të mbuluar përfituesit e vërtetë të epidemisë…” , shkruan ndër të tjera mjeku Dasho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here