Ka ndodhur në Toc të Tepelenës. Kunati qëllon me grusht kunatën

0
959

Një konflikt që ka lindur për pronësinë e një kullote të diskutueshme, ka degjeneruar me dhunë mes kunatit dhe kunatës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Toc të Tepelenës. Policia ka brë të ditur se konflikti ka patur si origjinë, diskutimin mes kunatit dhe kunatës, të një rripi toke kullotë që u bë dhe mollë e sherrit. Shahin Kola 33 vjec, ka qëlluar me grusht kunatën e tij 55 vjecare Sh.K. të cilën e ka shtrirë në shesh.

Kjo e fundit ka rënë pa ndjenja dhe ata që i kanë dhënë ndihmën e parë, lajmëruan edhe policinë për ngjarjen në fjalë. Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje për të mësuar rreth konfliktit që lindi brenda një familje.

Mësohet se Shahin Kola, ka qëlluar me grusht, kunatën e vet në konflikt e sipër duke i thyer hundën. Për këtë rast, e dëmtuara ka kryer kallzim penal ndaj vëllait të burrit duke e cuar atë në qeli.

Nesër jepet masa e arrestit nga Gjykata e Gjirokastrës për Shahin Kolën i cili akuzohet nga organi i akuzës për plagosje të lehtë me dashje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here