Kac Myftaraj-Ramës: Do biesh viktimë e krizës politike, ja në cilin muaj

0
349

Kastriot Myftaraj ka paralajmëruar fundin e kryeministrit Edi Rama në fund të muajit mars dhe fillim të prillit. Duke u ndalur në krizën politike që ka përfshirë vendin, Myftaraj shprehet se ka shumë gjasa që viktimë e saj të bëhet pikërisht Edi Rama. Sipas tij, përmasa ndërkombëtare e krizës politike në Shqipëri është shumë më serioze se ç’mund të imagjinohet në Tiranë. Më tej, Myftaraj parashtron pyetjen nëse po vjen qeveria “Majko 3”.

Ja shkrimi i plotë:

A po vjen Qeveria “Majko 3”? (E para ka qenë në 1998, e njohur edhe si Qeveria Majko-Meta, e dyta në 2002.)
E them këtë, sepse Kryeministri Rama, me shkarkimin e katër ministrave zgjidhi vetëm anën e brendshme të krizës politike, atë me aleatin e tij Meta.
Por që prej 1 marsit kriza politike në Shqipëri është ndërkombëtarizuar, me përdorimin nga ana e Presidentit maqedon Ivanov të argumentit të arritjes së marrëveshjes për platformën e partive shqiptare në Maqedoni, në zyrën e Edi Ramës, në Tiranë, për të kundërshtuar mandatimin e Zaevit si Kryeministër.
Kjo përmasë ndërkombëtare e krizës politike në Shqipëri është shumë më serioze se ç’ mund të imagjinojnë në Tiranë dhe ka shumë gjasa që të bëjë viktimë Kryeministrin Rama, në fund të marsit- fillim të prillit.
Qeveria “Majko 1” është e njohur edhe për inicimin e traditës së marrëveshjeve politike me opozitën, të arritura drejtpërdrejt midis liderëve, jo përfaqësuesve të tyre.

Burimi/CityNews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here