Kadare, firmos kundër ndërtimit të Bypassit në zonën historike

0
373

Shkrimtari i madh Ismail Kadare i është bashkuar firmëtarëve të peticionit të hartuar nga 30 personalitete për ta ndaluar idenë e Bypass, i cili do të ndërhyjë në qendrën historike të Gjirokastrës. Ky peticion në formën e një relacioni shkencor i është dërguar dërguar Kryeministrit, Ministrisë së Kulturës, ambasadave, si dhe UNESCO-s. Relacioni është hartuar nën udhëheqjen e akademikut Emin Riza, hartuesit të dosjes së Gjirokastrës për UNESCO-n, u hartua më 27 shkurt në një mbledhje në Akademinë e Shkencave. Hartues të peticionit janë edhe Agim Mero, kryetari i Forumit për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës, akademiku Luan Omari, prof. Farudin Hoxha, etj. Një ndër ta është edhe profesor Moikom Zeqo, anëtar i forumit për mbrojtjen e Gjirokastrës, i cili pohon Ismail Kadareja e ka dërguar përmes emailit aprovimin e tij për nënshkrimin e relacionit. “Këtë Relacion ia dërgova të shoqëruar me një letër time edhe Ismail Kadaresë, dhe u gëzova se ai u përgjigj menjëherë, me përkushtim. Kadare pranoi ta nënshkruante Protestën tonë për ruajtjen e Qendrës Historike te Gjirokastrës deri në fund dhe sipas kritereve shkencore”, deklaron Zeqo. Zeqo argumenton më tej se projekti i Bypass niset me parimin për zhvillimin e turizmit në Gjirokastër, por nuk merren parasysh veçoritë e qytetit. Akademik Emin Riza ndërkohë ka deklaruar se “është e ndaluar në mënyrë kategorike ndërhyrja në qendrën historike të qytetit, sepse prishet uniteti i qendrës historike.” Ndërsa Zeqo deklaron se me këtë ndërhyrje moderne prishet ajo që quhet adresa e memories së qytetit dhe shton më tej se “ndërtimi i një vepre inxhinierike siç është një ‘gjarpër’ prej betoni që përfaqëson një rrugë që duhet të shkojë drejt qendrës historike të Gjirokastrës ndikon mbi strukturën e dobët gjeologjike të vetë bazamentit ku ngrihet kështjella dhe të vetë qyteti”. Në Relacioni e hartuar është konstatuar se projekti është në kundërshtim me nenin 9 “Për mbrojtjen, konservimin e integruar dhe administrimin e qendrës historike dhe të zonës së mbrojtur në qytetin e Gjirokastrës”. Ky projekt sipas akademikëve të njohur dëmton edhe korridoret natyrore që krijojë habitate edhe për strehimin e një kolonie të madhe lakuriqësh nate, ku studiuesit kanë kontaktuar se është kolonia me madhe e lakuriqëve të natës në Shqipëri. Për këtë çështje mësojmë se më 14 janar 2015 nga Ministria e mjedisit është të vënë në dijeni Ministria e Kulturës. Ndërsa priten reagimet për këtë peticion të firmosur nga 30 personalitete dhe Ismail Kadareja, dihet që UNESCO në vitin 2010 lëshoi kritika në mënyrë ultimative ndaj Shqipërisë për mungesën e kujdesit ndaj Gjirokastrës, gjë që rrezikon daljen nga lista e trashëgimisë botërore të Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here