Kakavija sot, “pika e vdekur”, nesër rifillon normaliteti

Kakavija ka qenë “pikë e vdekur” përgjatë gjithë orëve të ditës dhe të mbrëmjes. Kjo si pasojë e mungesës së lëvizjeve të automjeteve, ndërsa janë shfaqur pak këmbësorë që kanë preferuar të lëvizin drejt Greqisë me këmbë e mandej duke shfrytëzuar mjetet e transportit urban apo taksi në shtetin fqinj.

Burimet nga Pika Kufitare e Kakavijes, saktësojnë për Jugunews.net se në 16 orët e fundit, kanë kaluar drejt Greqisë 459 persona shumica e të cilëve udhëtarë që kaluan drejt Greqisë me këmbë ndërkohë që në pjesën greke, i prisnin autobuzët e linjave ndërshtetërore.

Ndërkohë doganierët grekë, ndonëse kanë qenë prezent në vendin e punës, nuk kanë punuar aspak duke i’u përmbajtur kërkesave të tyre për paralizimin e punës për 24 orë rresht.

Kërkesat e doganierëve grekë, janë shtimi i pagës në masën 20-30%.

Ndërkohë që Kakavija, do t’i kthehet normalitetit, nesër në orën 06:00 me orën shqiptare.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment