Kakavijë/ 600 persona kalojnë çdo ditë kufirin

0
113

Pala greke në Kakavije ka nisur prej 17 gushtit zbatimin e masave të reja për parandalimin e rasteve me Covid 19. Prej kësaj dite e në vijim, nëpërmjet kësaj pike kufitare udhëtojnë në drejtim të Greqisë rreth 600 persona në ditë. Dogana greke punon prej ores 06.00 deri në orën 22.00 çdo ditë ndërsa numri i personave që lejohen të hyjnë në Greqi është 750 në ditë.

Udhëtarët duhe të paraqesin në palën greke analizat për kryerjen e tamponit i cili duhet të jetë negative , i bërë brenda një periudhë prej 72 orësh. Gjatë këtyre ditëve janë regjistruar shumë pak persona dhe automjete në kufi ndërsa nuk është kaluar numri limit i tyre për të hyrë në shtetin fqinj. Fluks i ulët lëvizje konstatohet edhe në sportelet e hyrjes në tokën shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here